Our Lady of Medjugorje Messages

Bij të dashur, sot kur festoni Krishtin Mbret të të gjithë krijimit, dëshëroj që Ai të jetë mbreti i jetës suaj. Vetëm përmes vetdhurimit, bijt e mi, do të mund të kuptoni dhuntinë e sakrificës së Jezusit mbi kryq për secilin prej jush. Bijt e mi, i jepni kohë Hyjit, me qellim që Ai t’ju trasformojë dhe t’ju mbush me hirin e vet, kështu që ju të jeni hir për të tjerët. Unë jam për ju, bijt e mi, një dhunti hiri dashurie që vjen nga Hyji për këte botë pa paqë. Faleminderit që i jeni përgjigjur thirrjes sime.
Bij të dashur, Hyji më ka dërguar mes jush për t’ju udhëhequr drejt rrugës së shelbimit. Shumë prej jush i keni hapur zemrat tuaja dhe i keni mirëpritur mesazhet e mia, por shumë janë ndalur gjatë rrugës dhe nuk e kanë njohur kurrë me gjithë zemër Hyjin e dashurisë. Për këte ju ftoj të jeni ju dashuri dhe dritë ku ka errësirë dhe mekat. Jam me ju dhe ju bekoj të gjithëve. Faledminderit që i jeni përgjigjur thirrjes sime.
Bij të dashur, ju ftoj të më shoqëroni me zemër të hapur dhe me besim të plotë në misionin që Hyji më ka besuar. Udha ku unë ju prij, për vullnet të Hyjit, është e vështirë por kerkon këmbëngulje, dhe në fund, do të gjendemi të bashkuar të gjithë tek Hyji. Ndërkaq, bijt e mi, mos pushoni së luturi për dhuntinë e besimit. Vetëm përmes besimit Fjala e Hyjit do të jetë dritë në errësirën që do të na mbulojë. Mos kini frikë. Unë jam me ju. Ju falënderoj”. Mirjana ka shtuar edhe: “Në fund të të shfaqurit, ndersa Qielli hapej, kam parë një dritë të dendur dhe të fortë dhe Zoja ka hyrë në qiell përmes asaj drite.
Bij të dashur, edhe sot ju ftoj t’i ndezni zemrat tuaja me më shumë zjarr dashurie për Të Kryqëzuarin dhe të mos harroni se për hirë të dashurisë për ju ka dhënë jetën e vet që të jeni të shpëtuar. Bijt e mi, mendohuni dhe lutuni me qellim që zemra juaj t’i hapet dashurisë ndaj Hyjit. Faleminderit që i jeni përgjigjur thrirrje sime.
Bij të dashur, edhe sot ju ftoj të konvertoheni, që jeta juaj, bijt e mi, të jetë pasqyrë e mirësisë së Hyjit dhe jo e urrejtjes dhe e pabesisë. Lutuni, bijt e mi, që për ju lutja të bëhet jetë. Kështu do të zbuloni në jeten tuaj paqen dhe gëzimin që Hyji u jep atyre që e kanë zemren e hapur ndaj Dashurisë së tij. Dhe ju që jeni larg nga dashuria e mëshirëshme e Hyjit konvertohuni, kështu që Hyji të mos bëhet shurdhër ndaj lutjeve tuaja dhe të jetë vonë për ju. Për këte, në këte kohë hiresh, konvertohuni dhe vereni Hyjin në vendin e parë në jeten tuaj, Faleminderit që i jeni përgjigjur thirrjes sime.
Bij të dashur, sot shoh në zemrat tuaja dhe, duke i parë, zemra ime ndrydhet nga dhëmbja. Bijt e mi, ju kerkoj dashuri të pastër dhe të pakushtëzuar ndaj Hyjit. Të dini të jeni mbi udhen e drejtë kur me trup do të jeni në tokë dhe me shpirt gjithmonë me Hyjin. Përmes kësaj dashurie të pakushtëzueme dhe të pastër do të shihni Birin tim tek çdo njeri, do të ndjeni bashkimin me Hyjin. Unë si Nënë do të jem e lumtur sepse do të kem zemrat tuaja shenjte të bashkuara, bij të dashur; do të marr për ju shelbimin. Ju falënderoj.
Në përfundim Mirjana ka thënë: “Në fillim të të shfaqurave Zoja ka bërë të shihet ate që na pret nëse në zemrat tona nuk do të ketë shenjtëri si bashkim vëllazëror tek Krishti. Nuk ka qenë aspak pamje e bukur. Na ka grish të lutemi për meshtarët tonë sepse, ka thënë, pa ata nuk ka unitet”.
Bij të dashur, në diten e patronit të famullisë suaj, ju ftoj të imitoni jeten e shejtënve. Le të jenë ata një shembull dhe stimul për jeten e shejtnueshme. Le të jetë lutja për ju si ajri që thithni dhe jo një peshë. Bijt e mi, Hyji do t’ju manifestojë dashurinë e tij dhe ju do të provoni gëzimin që jeni të zgjedhurit e mi. Hyji do t’ju bekojë dhe do t’ju japë shumë hire. Faleminderit që i jeni përgjigjur thirrjes sime.
Bij të dashur, në dashurinë e madhe të Hyjit, sot vi tek ju për t’ju udhëhequr në udhën e përvujtnisë dhe të butësisë . Puna e parë në këtë rrugë, bijt e mi, është Rrefimi. Hiqni dorë nga krenaria juaj dhe gjunjëzohuni përpara Birit tim. Le ta dini bijt e mi se të vetem nuk keni asgjë dhe nuk mund të bëni asgjë; e vetmja gjë keni është mëkati. Pastrohuni dhe pranoni të jeni të përvujtë dhe të butë. Biri im mund të kishte fituar me forcë por ka zgjedhur butësinë, përvujtninë e dashurinë. Ndiqni Birin tim dhe më jepni duart tuaja me qellim që të ngjitemi sëbashku mbi mal dhe të fitojmë. Ju falënderoj!
Në fund Mirjana ka thënë: “Zoja nuk kishte ndër mend një mal material o një lokalitet, por një mal në kuptimin shpirtëror, simbolik sepse rruga jonë që të çon tek Hyji është një e përpjetë”
Bij të dashur, edhe sot me gëzim të madh në zemren time ju ftoj për konvertim. Bijt e mi, mos harroni se të gjithë jeni të rëndësishëm në këte plan që Hyji po çon përpara përmes Medjugorjes. Hyji do që të konvertojë boten e tërë dhe dëshëron ta ftojë drejt shelbimit dhe ecjes drejt Tij që është fillimi e fundi i çdo qenie. Në mënyrë të veçantë, bijt e mi, ju ftoj të gjithëve nga thellësia e zemres sime: hapuni këti hiri të madh që Hyji ju jep përmes pranisë Sime këtu. Dëshëroj të falënderoj secilin prej jush për sakrificat dhe lutjet. Jam me ju dhe ju bekoj të gjithëve. Faleminderit që i jeni përgjigjur thirrjes sime.
Bij të dashur, edhe në këte kohë të vështirë Dashuria e Hyjit më sjell tek ju. Bijt e mi, mos kini frikë, unë jam me ju. Me besim të plotë ma dhuroni zemren tuaj që të mund t’ju ndihmoj të njihni shenjat e kësaj kohe që jetoni. Unë do t’ju ndihmoj të njihni dashurinë e Birit tim. Unë, përmes jush, do të triumfoj. Ju falenderoj.
Si zakonisht, edhe këte herë Zoja ka ftuar të lutemi për meshtarët duke thënë: “Kur meshtarët ju bekojnë, ju bekon Biri im”.
   




To compare Medjugorje messages with another language versions choose

For God to live in your hearts, you must love.

`