Our Lady of Medjugorje Messages by month Janar

Mesazhi, 25 Janar 2008 [O]

Bij të dashur, me kohen e kreshmeve ju i afroheni një kohe hiresh. Zemra juaj është si toka e punuar e gatshme të presë faren që do të rritet në mirësi. Bijt e mi, ju jeni të lirë të zgjidhni të miren o të keqen. Për këte ju ftoj: lutuni dhe agjëroni. Mbillni gëzimin dhe kështu fryti i gëzimit do të rritet për të miren tuaj dhe të tjerët do ta marrin këte përmes jetës suaj. Hiqni dorë nga mëkati dhe zgjidhni jeten e amshueshme. Unë jam me ju dhe ndërmjetësoj për ju tek Biri im. Faleminderit që i jeni përgjigjur thirrjes sime.

Mesazhi, 2 Janar 2008 [O] - Të shfaqurit për Mirjanën

Bij të dashur, me të gjithë forcen e zemres sime unë ju dua dhe ju dhurohem. Ashtu si nëna përpiqet për fëmijët e vet, unë lutem e përpiqem për ju. Nga ju kerkoj që të mos keni frikë të hapeni që të mund të duani dhe t’i përkushtoheni të tjerëve me zemër. Sa më shumë që ta bëni këte me zemër, do të merrni më shumë dhe do ta kuptoni më mirë Birin tim dhe dhuntitë e tij për ju. Le t’ju njohin të gjithë përmes dashurisë së Birit tim. Ju falënderoj!

Mesazhi, 25 Janar 2007 [O]

Bij të dashur, veni Shkrimin e Shejtë në një vend të dukshem të familjes suaj dhe lexojeni. Kështu do të njihni lutjen e zemres dhe preokupimet tuaja do të jenë në duart e Hyjit. Mos harroni se jeni kalimtarë si një lule në një fushë që shihet nga larg, por që për një çast zhduket. Bijt e mi, lini një shenjë mirësie e dashurie ngado që kaloni dhe Hyji do t’ju bekojë me Bekimin e Tij të madh. Faleminderit që i jeni përgjigjur thirrjes sime.
   




To compare Medjugorje messages with another language versions choose

For God to live in your hearts, you must love.